Makth i një nate vere.
- E tmerrshme. Ky është fundi. Çna bëre, na morre në qafë. Ajo ishte tmerruar. Me sy të zgurdulluar, me fytyr ë t ë zverdhur dhe buzët e ngrira nuk ishte në gjëndje as të qante. - Si është puna moj? Ç'ka ngjarë? Çfarë dreqin paskam bërë? Telefonin e kishte të hapur në facebook dhe nga postimet vura re qe po hulumtonte profilin tim. - Mblidhe veten, ma jep telefonin. Çpo sheh këtu? Këto s'janë gjëra të reja për ty. - Pikërisht - më tha dhe u zhduk në mjegull. Ktheva faqen e facebook një më pas dhe nga ajo që pashë u zverdha dhe vete. Zemra filloi të rrihte aq shumë sa s'po mbushesha dot me frymë. "Julian Çuni, ky armik i fshehtë i Partisë dhe i Popullit, më në fund e nxorri kokën" Ishte statusi në facebook i shokut Enver Hoxha. Vetë Ai nga profili i tij personal kishte përmendur emrin tim si armik. Si ka mundësi që ai më njihte mua? Kush më kishte përgjuar? Statuset i kisha të gjitha private. Si ka mundësi që Ai i kishte lexuar ato?...