Makth i një nate vere.
- E
tmerrshme. Ky është fundi. Çna bëre, na morre në qafë.
Ajo ishte tmerruar. Me
sy të zgurdulluar, me fytyrë të zverdhur dhe buzët e ngrira nuk ishte në gjëndje
as të qante.
- Si është puna moj?
Ç'ka ngjarë? Çfarë dreqin paskam bërë?
Telefonin e kishte të
hapur në facebook dhe nga postimet vura re qe po hulumtonte profilin tim.
- Mblidhe veten, ma
jep telefonin. Çpo sheh këtu? Këto s'janë gjëra të reja për ty.
- Pikërisht - më tha
dhe u zhduk në mjegull.
Ktheva faqen e
facebook një më pas dhe nga ajo që pashë u zverdha dhe vete. Zemra filloi të
rrihte aq shumë sa s'po mbushesha dot me frymë.
"Julian Çuni, ky
armik i fshehtë i Partisë dhe i Popullit, më në fund e nxorri kokën"
Ishte statusi në
facebook i shokut Enver Hoxha. Vetë Ai nga profili i tij personal kishte përmendur
emrin tim si armik.
Si ka mundësi që ai më
njihte mua?
Kush më kishte përgjuar?
Statuset i kisha të
gjitha private. Si ka mundësi që Ai i kishte lexuar ato?
Mijëra pyetje mu
mblodhën si stuhi në kokë.
Statusi i tij kishte
marrë tre milionë pëlqime.
Prit - thashë me vete
- kjo është shifra egzakte e pëlqimeve që shoku Enver merr gjithmonë për
postimet e veta. Pra këtë status të kobshëm i bie ta kem pëlqyer dhe unë dhe
Ajo?! Si është e mundur kjo?
Partia i kontrollon të
gjitha - mendova dhe një ndjenjë faji më
mbërtheu. Vërtetë i kisha marrë në qafë të gjithë.
Telefoni me ra nga
dora.
Mjegulla u dend aq
shumë sa nuk dukej më asgjë. Ecja i humbur në tmerr. Shkëmbehesha me silueta që
pëshpërisnin me zë të ulët zgënjimin që kishin pësuar prej meje.
- Si ka mundësi? Djalë
i kultuar, familje e mirë. E çuditshme.
- Po tani ku do
mbytesh? Po iu afrove kufirit ti e di mire se çfarë të gjen. Edhe sikur tia dalësh
të arratisesh, familjen tënde e merr lumi.
- Armik!
E ndjeja që kufiri
ishte afër. Por sa më shumë i afrohesha aq më shumë më tërhiqnin nga krahet
siluetat që vazhdonin të pëshpërisnin me mllef e zhgënjimin për armiqësinë time. Nuk
njihja asnjë prej tyre e megjithatë ata dinin shumë gjëra në lidhje me pikëpamjet
e mia shoqërore-politike. Dikush trupmadh e i fuqishëm më liroi krahët dhe më
shtyu aq fortë sa fillova të bija në rënie të lirë nga tarraca e pallatit ku
kam kaluar fëmijërinë.
Aaaaaaaaaaa .....
U zgjova i tmerruar.
Kishte qënë thjesht një makth. Ëndërrat e këqija ndodhin shumë rrallë, por na bëjnë
të kuptojmë se jemi gjallë.
Çfarë lehtësimi.
Atë natë para se të
flija kisha dëgjuar e ri-degjuar disa herë deri ne agim monologun e Adi Krastës
me rastin e fundit të sezonit të programit të tij. Më la shumë mbresa, mbajta
disa shënime. U ndjeva ziliqar. Ah sikur ta kisha shkruar unë atë monolog.
Pastaj ndryshova
mendim. S'duhej të ndjehesha ziliqar, por i lehtësuar që më në fund dikush ndjehej si unë.
Arsyetime, pikëpamje,
ndjesi dhe përjetime të tilla është e domosdoshme të bëhen publike. E kush më
mirë se Krasta e bën këtë punë? Unë sigurisht që jo.
Por çfarë tha Krasta që
më bëri të përjetoja makthin e asaj nate Korriku?
"Në mandatin e dytë të kësaj qeverisjeje, ka sidoqoftë edhe elemente komiciteti. Përtej presionit, që vazhdon të jetë shumë i madh, nuk të sulmon vetëm shteti, segmente të çmendura të tij, por në mënyre kapilare, të vazhdueshme, të mirëorganizuar (ose jo xhanëm) të sulmojnë ish shokë e shoqe shkollash bashkë me prinderit e tyre të çuditur
- Ua çfarë ke bërë ti ... ?!!!
Kunetër, kunata, fqinj të inatosur, shokë tavolinash të vjetra e të vlefshme me pyetjen:
- Ku në të sëmës shkon ti që vepron kështu, mor i çmendur?
Është as me pak e as më shumë lënia që gjindja i bënte një njeriu kur pushteti i Enver Hoxhës vendoste ta hidhte në plehra. Në momentin që të shkelte këmba të linin të gjithë."
Ah sikur ti kisha shkruar une këto rreshta, vazhdoj ende të zilepsem. Dhe Krasta vazhdon:
"Kjo Shqipëri është! Kaq i thellë është polarizimi! Është pothuaj i pashpëtim. Dhe kjo është ajo që të mërzit sot pas tridhjetë vjetësh. Të trishton! Është e njëjta sjellje njerëzore." Etj etj.
Ndjesitë e një njeriu të thjeshtë por emocional si unë, pasi degjova e ri-degjova nuk e di as vete sa herë kete pjesë të monologut (Nga minuta 5:15 deri 6:17), ishin shumë të thella dhe shumë të personalizuara. Unë kam shumë kohë që ndjehem i izoluar, i paragjykuar, i trembur nga rrota e stërmadhe e pushtetit të fundit i cili ia ka dalë të uzurpojë çdo qelizë të vendit. Por ajo që më tremb më shumë është se ky pushtet ka uzurpuar masivisht mendimet e ndjenjat e njerëzve.
Konformizmi i pashoq i shoqërisë tonë gjatë këtyre 6 viteve të gjatë e të lodhshëm, është në përmasa dramatike. Demonizimi i çdokujt tjetër, i cili nuk është dakord me linjën e mendimit dhe veprimit të Liderit, gjatë kësaj periudhe gjashtë vjeçare është në përmasa të tmerrshme. Nga vitet 1998 e deri në 2013 ne menduam se kohët kur dikush që është kundër Liderit suprem të linçohet deri dhe brënda familjes së vet, kishin kaluar.
Por jo!
U desh Edi Rama dhe lëvzja politike e tij malinje që të vërtetonte se shqiptarët janë egzaktësisht ata që ishin. Ata kanë sot më shumë dhjamë në barqe, më shume vetura, orendi, prona e diploma të gjithfarlloj nivelesh dhe shtetesh, por në thelb kanë ngelur të njëjtët. Janë po Ata të cilët të kthenin krahët sapo të rrëshkiste këmba me pushtetin.
Më vjen të vjell kur dëgjoj miq e shokë të mi se si mallkojnë plot mllef tu
prishen shtëpitë atyre njerëzve të thjeshtë tek Astiri. Se si ata të refuzojnë
të gjitha argumentet, njerëzore, politike, qoftë dhe juridike me arsyetimin e vetëm se janë malokë, apo
shpellarë, apo pushtues, apo ku e di unë çfarë përmban fjalori plot fantazi i
dyshes Rama-Veliaj. Dhe më pas, ata miqtë e mi, si për të çliruar ndërgjegjen e
tyre bëjnë paranteza të tipit:
- "Ore mua s'plas fare as per Edin as për Lalin, por barbarët duhet të
shporren".
A thua se kjo është një tezë e cila buron natyrshëm nga lëvizje qytetare të cilat lulëzojnë në qarqet plot "finesë" të cilat frekuentojne miqtë e mi. "Poshtë Barbarët!"
Më vjen të iki nga ky vend kur dëgjoj miqtë, shokët, të afërm të mi, kur flasin për Teatrin Kombëtar:
"Ta prishin karakatinën fashiste. Ajo është rrezik shembje. Ta bëjnë një Teatër të ri, të bukur e modern. Këtë kërkojnë dhe vetë artistët".
Askush nuk flet për agresion qeveritar ndaj një grushti artistësh të cilët në fund të fundit janë në mbrojtje dhe jo në sulm. Askush nuk flet për korrupsionin galopant të cilin e përfaqëson bindshëm drama që po shfaqet turpshëm tek Teatri Kombëtar. Askush nuk qan hallin e humbjes së territorit publik për të ndërtuar aty shtatë kulla të tmerrshme betoni e ku banorët e ardhshëm do dalin mu sipër Teatrit të ri e do varin aty brekë e çorape. Do pinë duhanin e tyre të preferuar e do shkundin hirin mbi Olimp. Do pinë kafenë e pasdites nga kati i dymbëdhjetë e do shohin nën këmbët e tyre me thonjë të paprerë Teatrin e mjerë të kërrusur si mos më keq, e do thonë:
A thua se kjo është një tezë e cila buron natyrshëm nga lëvizje qytetare të cilat lulëzojnë në qarqet plot "finesë" të cilat frekuentojne miqtë e mi. "Poshtë Barbarët!"
Më vjen të iki nga ky vend kur dëgjoj miqtë, shokët, të afërm të mi, kur flasin për Teatrin Kombëtar:
"Ta prishin karakatinën fashiste. Ajo është rrezik shembje. Ta bëjnë një Teatër të ri, të bukur e modern. Këtë kërkojnë dhe vetë artistët".
Askush nuk flet për agresion qeveritar ndaj një grushti artistësh të cilët në fund të fundit janë në mbrojtje dhe jo në sulm. Askush nuk flet për korrupsionin galopant të cilin e përfaqëson bindshëm drama që po shfaqet turpshëm tek Teatri Kombëtar. Askush nuk qan hallin e humbjes së territorit publik për të ndërtuar aty shtatë kulla të tmerrshme betoni e ku banorët e ardhshëm do dalin mu sipër Teatrit të ri e do varin aty brekë e çorape. Do pinë duhanin e tyre të preferuar e do shkundin hirin mbi Olimp. Do pinë kafenë e pasdites nga kati i dymbëdhjetë e do shohin nën këmbët e tyre me thonjë të paprerë Teatrin e mjerë të kërrusur si mos më keq, e do thonë:
- Hë mo, se na çanë kokën ata atëherë, ja sa bukur duket Teatri nga lartë.
Ia dolën të hipin mbi Olimp më në fund!
Panteoni i artit tonë skenik do vihet nën këmbët e këtyre thonj-paprerëve. Dhe janë pikërisht këta, të cilët kanë kurajë të etiketojnë të tjerët si barbarë.
Tmerr!
Vazhdon ....
Shkrim shume emocionues,,,shkrimtari shume origjinal. Mendoj qe duhet ta ushtrosh kete gjini te artit.
ReplyDeleteMu kujtua nje bisede qe kam bere vjet me nje arberesh (ishte me familjen ne kamping).Ai tha: Shqipëria duket shume ndryshe por ne thelb nuk mund te kete ndryshuar kaq shpejt! Patjeter qe komunizmi eshte ende ketu.