"The living will envy the dead" - Nikita Khrushchev

 Hunter Biden dihej që ishte deri në fyt me “Burizmën”. Pavarësisht çensurës në media e rrjete sociale, kanë filluar pak nga pak ta pranojnë që kanë gabuar me laptopin e Hunterit.
Ky është lajm i mirë.

Dihej që “big guy” [dementi në shtëpinë e bardhë] kishte pjesë në pazaret e ndyra të të birit. Nëpër emailet e Hunterit flitet për 10%.
Diheshin laboratorërt biologjikë të shpërndarë nëpër Ukrainë (26 thonë gojët e liga) por nuk dihej përfshirja e Hunterit nëpërmjet Metabiota. Laboratorët biologjikë i vërteton dhe dëshmia e Viktoria Nuland në senat.
Viktoria Nuland (Fuck EU), në 2014 shkatërroi atë që kishte ngelur nga Ukraina duke organizuar grushtin e shtetit kundër Janukoviçit me hyqmin e Husein Obamës, direktivat e H. R. Klinton dhe ndihmën operacionale të skuadrave paraushtarake naziste (tashmë ushtarake). Disa i quajnë neo-nazistë, por jo jo, janë nazistë të gjeneratës së tretë. Këta të fundit krijuan masakrën e Maidanit për të fajësuar Janukoviçin e më tej vazhduan me masakrat në Odesa e në Donbas. 8 vite gjakderdhje, 8 vite bombardim, 8 vite të gjatë.
Ka informacione se gjatë këtyre 8 viteve në Donbas shkonin për “safari” miliarderë perëndimorë të shoqëruar nga Ukronazit.  Jo për të vrarë luanë, gazela apo elefantë. Jo! Për të vrarë ca rusë për qejf. Dhe "gjahu" i parapëlqyer në kësi rastesh janë civilët. Manjakët nuk janë budallenj. Nëse do qëllonin ndaj një ushtari të armatosur ai të kthen zjarrin. Në mos ai, shokët e tij.

Oh Zot ku jemi katandisur.

Psikopatët më sipër, gjakësorë e perversë, pedofilë e të droguar, miliarderë që kanë nga pas ushtri të tëra kriminelësh (në mos vetë ushtrinë e madhërishme), janë në kontroll të politikës, ekonomisë, financave, fateve tona. Thuhet se spetznazët kanë një listë të zezë në të cilën janë disa nga këta manjakë. Ah sikur spetznazët të zinin qoftë dhe vetëm njërin prej tyre, por për dreq punët nuk janë kaq kollaj. Psikopatët po kërkojnë me çdo kusht të përfishjnë NATO-n në luftë me Rusinë dhe sebep duan.
Ka shumë mundësi që javën që vjen të ndodhë diçka e madhe në Ukrainë. Mos e thëntë Zoti të bëhet. Nëse Zoti na ka braktisur, atëherë maskarenjtë tan
ë do sajojnë një gjë të madhe për të detyruar NATO-n të ndërhyjë. Sulm kimik, shpërthim bërthamor, ku i dihet ...
Me këto media që kemi ne, tallesh si të duash me miletin. E hanë sapunin e CNN për djathë.
Kjo betejë për Rusinë është për jetë a vdekje. Nuk i tremb prania e NATO-s sepse në fund të fundit për të ndaluar zgjerimin e saj në Ukrainë u bë gjithë kjo. Dhe qëllimi i NATO-s si organizatë (e prapambetur) është pikërisht intimidimi i Rusisë.
Ky është lajmi i keq.


H.R.Klinton rrezikon përndjekjen penale nga të rejat që kanë dalë në lidhje me skandalin e famshëm të përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet predisdenciale të 2016. Është vërtetuar tashmë nga Durham që “Steele dossier” është mashtrim i cili filloi si përfitim elektoral dhe për shkak të tronditjes nga humbja e papritur u shtri gjatë gjithë presidencës së Trump. Një mashtrim që CNN e të tjerë e kishin tepër të thjeshtë për ta vërtetuar, por jo. Zgjodhën demonizimin e Trump dhe krijuan një seri manovrash sociale që destabilizuan gjithë botën perëndimore. Destabilizim i cili pasqyrohet tek kulmi i keq-përfaqësimit në të gjitha qeveritë evropiane. Në qeverinë amerikane keq-përfaqësimi është në nivele absurde.
Por sidoqoftë, fakti që nuk janë rusët por vetë AJO dhe shtabi i saj elektoral pas këtij skandali është lajm i mirë.

Ka shumë mundësi që lajmet e mira më sipër të jetë duke u orkestruar nga shtabi i ushtrisë amerikane, ose nga persona që janë mendërisht të shëndetshëm brenda qarqeve të vendimmarrjes në perëndim. Në aspektin politiko-shoqëror këta njerëz nuk egzistojnë sipas mendimit tim, prandaj them se me gjasë janë ushtarakët pas këtyre skenareve. Mendoj se vetëm ata i kuptojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë dhe armët e reja që ata kanë zhvilluar. Ne këtë çmenduri ku është katandisur elita politike, ekonomike, financiare e Amerikës, çmenduri e cila reflektohet tek publiku thellësisht injorant e i papërgjegjshëm, nuk ka asnjë çudi që dhe shtabi i luftës të gjendet papritur në fushë beteje me Rusinë. Dhe jam i bindur që ata (ushtarakët e vërtetë) nuk duan të ndodhë një skenar i tillë sepse do ishte Fundi. 

The end of times! 

Doomsday clock it's 100 seconds to midnight (2021)

Comments

Popular posts from this blog

Suicide watch ... tik, tok, tik, tok

Declaration of Msgr. Carlo Maria Viganò on the Russia-Ukraine Crisis.