Na të birtë e NATO-s

- Të dashur nxënës. Sot, teto mësuese Ollga do ju mësojë … ç’tu mësojë me të keqen ë...?

- Hë, si ka mundësi që një punëtor në qendër të Perandorisë merr 5.000 USD/muaj ndërkohë që i njëjti punëtor për të njëjtën punë në periferi të perandorisë (psh. Shqipëri) merr 500 USD/muaj.
Në fillim marrim ndërrmarrjen ... Hëhë, më falni. Në fillim marrim punëtorin dhe e vëmë në punë. Dhe kur puna të ketë 
filluar mirë e mirë e mirë ....

***

Ok, boll qyfyre me Ollgën. Kush do të mësojë ndonjë gjë, u lutem të vazhdojnë leximin. Të tjerët që duan të jetojnë në botën e kukullave ku ngjarjet janë me lot gëzimi e lule dele, ikni pirdhuni sa jeni në kohë.

Pyetja që unë kam dashur të shpjegoj prej kaq vitesh është vërtetë ajo që Ollga jonë ngre më sipër.

Si fillim dua te sqaroj dicka. Kjo është Ollgë me biografi të mirë, me origjinë pe Dardhe, jo nga ato Ollgat e qoftëlargut Putin. Jo se Ollgat e Putinit janë të këqija, por kjo Ollga jonë është bio. Për këtë ju garantoj.

Që të kuptojmë vlerën e punëtorit dhe pastaj pse vlera e tij është kaq e diskutueshme, duhet të kuptojmë më parë matësin e vlerës.

*Sistemi monetar

Njerëzit e lashtë, kuptuan që, për të mos marrë me vete 5 dele për t’i shkëmbyer me 1 kalë, u duhej një instrument shkëmbimi. Diçka që mbahet me vete kollaj, që është e rrallë, që nuk tretet, nuk hahet, nuk ndryshon ngjyre dhe masë pavarësisht kushteve ambjentale, natyrore, fizike. Shkurt hesapi, e gjetën.

Ari i ka të gjitha vetitë e kërkuara më sipër.

Marrim shëmbull mbretëritë greke. Por dhe perandoritë romake të njëjtin sistem përdorën.

Me një monedhë dhrahmi flori blihej një dele.

Mbretërive greke, për të berë aventurat (fushatat) ushtarake, u duheshin financime. Ata i financonin ushtritë e tyre me ar. Por ari përveç të mirave më sipër ka një të keqe të madhe për grykësit. Mezi gjendet. Ka sasi tepër limituar (kjo, shtuar vetive më sipër bën që ari të ruaj vlerën në kohë).

Ushtria shtohej, shpenzimet po ashtu, invesime publike, korrupsion, luftë, gjak dhe sakrifica që mbrerëria të shkëlqente. Plaçkitjet dhe trofetë e fushatave nuk majftonin për financime ushtarake dhe vepra publike. Ato ose i hante korrupsioni, ose shpërndaheshin mes ushtarësh si plaçkë lufte, ose thjesht ishin të pamjaftueshme.
-“Si të bëjmë?”

Elitat në pushtet gjetën marifetin që ta shtonin artificialisht sasinë e monedhave në qarkullim (inflacion). Ar me përmbajtje metalesh të tjera. Bakri shkon shumë mirë me arin.
Por Arkimendi zbuloi mënyrën se si të dallojmë nëse floriri është i pastër.
Duket sikur u zgjidh problemi. Apo jo?
Jo! Mbretërit grekë filluan të fusnin ligjërisht bakër në monedhat e floririt.

Historia na tregon se, aventurat ushtarake i ndjek një ves nga pas; ose do i vazhdosh deri në vdekje, ose do vdesësh nëse heq dorë.
Elitat zgjedhin të vazhdojnë deri në vdekje. Helbete. Por këto aventura ushtarake jane të panginjura në financime. Zgjerimi i sasië së mondheva me 30% (për shkak të bakrit), shumë shpejt sërish nuk do mjaftonte për të financuar veprat publike, fushatat ushtarake dhe korrupsionin.

-“Si të bëjmë?”
Kollaj. Shto bakër në monedhë.

Shto e shto, deri sa monedha u shndërrua në 100% bakër.
Greku injorant vazhdontë e blinte delen me të njëjtën monedhë, dikur flori e tashmë bakër. E kush guxonte të dilte kundër Perikliut e të pretendonte se monedha e cila ishte thjesht bakër, nuk vlente më?

I gjori grek, mbase dhe jo aq injorant, filloi të kuptonte që këto monedhat e bakrit po shtoheshin dita ditës dhe ai po blinte më shumë dele, më shumë gjëra që nuk mund t’i blinte më parë. E filloi të mos kursente më, sepse kohët ishin të mbara. Nuk kishte rrugë tjetër, sidoqë të mendonte. Dhe nëse vendoste të kursente, monedhat do oksidoheshin shume shpejt. Duheshin qarkulluar patjetër. E kështu greku ynë u bë pronar i madh, e me tej skllavopronar e kështu filloi të mos punonte më. Për të mjaftonte të ishtë qytetar i mbretërisë. Kjo ishte aftësia e tij më e madhe.

E kuptoni vetë se si mbaron historia greke.

Kaq, natën e mirë nga teto mesuese Ollga.

Si? Nuk kuptuat gjë?

Ah, harrova, duhet sqaruar dollari amerikan.

Ok!

* Bretton Woods system [Korrik 1944, New Hapmshire]

Ok, shkurt, “Bretton woods sytem” krijoi trininë më të korruptuar që elitat kanë krijuar ndonjëherë.

Mjafton ti përmendim:

  1. Fondi Monetar Nërkombëtar

  2. Banka Botërore.

  3. Organizata Botërore e Tregëtisë.

Nëse këto institucione ju duken legjitime apo të ndershme, apo me qëllimet më të mira në agjendën e tyre, mos vazhdoni të lexoni më tutje.

Nëse vazhdoni të lexoni për kuriozitet po ju bëj disa pyetje të thjeshta.

Kujt i japin llogari këto institucione?

Kush i zgjedh përfaqësuesit dhe drejtuesit e tyre?
E nëse mendoni se janë Kombet e Bashkuara (të cilat po njëlloj janë klub privat dhe nuk japin llogari gjëkundi), apo qeveritë “sovrane”, sërish ju them, mos vazhdoni të lexoni më.
Mos harxhoni kohë. Vazhdoni me botën tuaj të ëndrrave.

Pra, trinia më sipër, me lobingun e fortë të Rezervës Federale (e cila nuk është as rezervë as federale, por klub privat si institucionet më sipër) krijuan kushtet që dollari amerikan të shndërrohet në monedhen rezervë globale.

Për të garantuar qëveritë “sovrane” andej këndej globit, që të shkëmbenin mallrat dhe shërbimet e tyre në dollarë, duhej që ky të kishte një vlerë të caktuar në ar. Shkëmbimi duhej të ishte i tillë që 1 onz ar të shkembehej me 35 dollarë amerikanë. Shtetet sovrane, duhej të linin peng arin e tyre në Fort Knox në këmbim të dollarëve me të cilët më vonë do bënin tregti sipas nevojave. Kështu sasia e dollarëve në qarkullim nuk do mund të fryhej sipas qejfit të amerikanëve.

Si mendoni se ka shkuar puna?

Nje onz ar sot kushton 2000 dollarë. Në fakt ky është çmimi në bursën e të ardhmes (future paper gold) sepse çmimi i vërtetë është nën trysni të tmerrshme nga Rezerva Federale. Sipas kësaj mendjes time, duhej të ishtë të paktën 20.000 USD/onz.

Sidoqoftë, dollari prej kohwsh nuk ka asnjë lidhje me arin si aset financiar. Nëse shteti X kërkon të kthejë mbrapsht dollarët e të paguhet në ar, sepse ka vendosur të mos blejë më me dollarë, gjejeni çfarë ndodh? Ushtria më e madhërishme e të gjitha kohërave [U.S Army] të vjen për vizitë, të shkatërron shtetin, të shkon në litar qeverinë dhe të bombardon deri në themel për 20 vitet e ardhshme.

Mendoni Irak, Libi. Jo më shumë.

* Nixon – The man who sold the world.

Amerika doli nga standardi i arit në fillim vitet 70’. Nikson quhet “burri që shiti botën”. Watergate është, histori kot, pa vlerë, skandal politik gazetash. Skandali i vërtetë është dalja e dollarit nga standardi i arit. Jo se kjo është ndonjë histori sekrete. Por kjo histori nuk ka bërë jehonën e duhur në publik. Sepse maskarenjtë e Uashington Post (të cilët gja’ zbuluan skandalin watergate) ishin dhe janë shumë të zënë me llogaritë e tyre bankare. U plasi trapi maskarenjve. (Kujtoni grekun më sipër).

Kthehemi tek aventurat ushtarake.

Pas luftrave të Koresë e Vietnamit, lindi nevoja për të rritur borxhin për të financuar ushtrinë e madhërishme, e jo vetem. Ari (siç thamë) ka sasi të limituar. Ai që është, është. Rezervat në flori të shteteve janë ato që janë. Nevoja për të shitur borxhin, pra për të emetuar bono thesari duhet të balancoheshin në ar. Kështu shtetet do ishin të qeta me sasinë e dollarëve në qarkullim dhe vlerën e tyre.

-“Si të bëjmë?”

Eureka! E gjetëm ... Nikson, gusht 1971.
Printo para sipas qejfit sepse borxhin ta blen Kina, Japonia, Gjermania, India, etj etj m
ë vonë dhe Rusia. Vendi me monedhën rezervë globale, nuk pëson asnjë inflacion nga printimi pa karar i monedhës, sepse barrën e mbajnë vendet e tjera të cilave u duhen dollarët për shkëmbim. E nëse dollari është i ngurtë për shkak se nuk mund të shkëmbehet me as më pak, as më shumë se 35 USD / onz ar, si ta shtojmë borxhin drejt infinitit dhe të mos japim llogari askujt për këtë? Pra si të bëjmë inflacion? Me bakër?

Printo letër. Printo premtim. Printo kërcënim. Kush nuk pranon asnjërën, vjen për vizinë “Xhaxha Sami” me flotat e tij të shpërndara nëpër dete e oqeane.

Qysh prej asaj kohe, amerikanët emetojnë bono thesari, me të cilat u marrin borxh qeverive që duan të bëjnë tregti me t
ë vetmen monedhë rezervë globale, kështu rrisin shpenzimet për aventurat (fushatat) ushtarake andej kendej nëpër botë. Praktikisht, “ushtria e madhërishme” ka pushtuar oqeanet, ka pushtuar të gjitha shtetet [aspak] sovrane të NATO-s dhe BE. Ata e paguanin 5.000 USD/muaj punëtorin më mediokër (të cilin nisi të shpjegonte teto mesuese Ollga në fillim të tregimit) sepse u duheshin krahë pune për aventurat e tyre mizore. Paguajnë korrupsionin e thellë (mos kujtoni se vetëm qeveria juaj është ë korruptuar), paguajnë veprat e mëdha publike. Paguajnë ushtrinë dhe industrinë komplekse që mbështet këtë të fundit. Kjo bën që të përmirësohen ndjeshëm kushtet e jetesës në krahasim me vende të tjera, kjo bën që taksat të jenë të ulëta në Amerikë. Dhe për rrjedhojë sipërmarrësit fitojnë shumë, punëtorët po ashtu do paguhen shumë më shumë në qendër dhe shumë më pak në periferi të Perandorisë.

Deri këtu, lum si ne që jetojmë nën këtë perandori të shkëlqyer, apo jo?

Jo! Sepse koha i rrënon këto struktura politike të korruptuara. I kanë duart me gjak, fjalë për fjalë. Dhe masa e të pakënaqurve nga mizoritë perandorake rritet e rritet deri sa bëhet e pamenaxhueshme. Nevoja për të mbajtur nën kontroll të pakënaqurit, rrit nevojën për para për të zgjeruar ushtrinë. Shto para, shto ushtri, shto mizori. Mirëpo baza për zgjeruar dollarin drejt infinitit zvogëlohet. Në fund të fundit, planeti ynë është i fundëm. Këto skenarë nuk mund të zgjasin pafundësisht. Dhe kur nuk mund të rritet më, perandoria nuk mund të paguajë dot më borxhin. Dhe hyn në një spirale degjenerimi politik, shoqëror (këto dy të parat janë të dukshme prej kohësh), ekonomik, diplomatik, ushtarak e me radhë.
Tani lind pyetja finale

* Po Ariu?

Kadare tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” vendos në dialogun midis gjeneralit dhe mbesës së tij, ariun, si një qënie të përhershme në mendimet e vajzës së vogël. Ajo e sheh ariun prezent gjithandej, pavarsisht kontekstit.
“- Po ariu?”
Ariu është Rusia.
Rusët në këto 20 – 22 vitet e fundit kanë vënë re që amerikanët nuk i mbajnë premtimet dhe borxhin do e rrisin drejt infinitit, duke zhvleftësuar dollarin në mënyrë permanente. Kjo është vjedhje për të gjithë kombet që janë të detyruar të shkëmbejnë në dollarë. (se mos kanë zgjidhje tjetër... hë për hë). Përveç këtij aspekti imoral të të bërit biznes, dollarin maskarenjtë në Uashington e përdorin dhe si armë të shkatërrimit në masë.

Pyesni Kinën. Vetëm në vitin 2001 mundi të pranohej në organizatën botërore të tregtisë. Gjatë gjithë kësaj periudhe Kina është përpjëkur të bëjë tregti me botën me lloj lloj flamujsh (midis të tjerave dhe flamurin shqiptar). Maskarenjtë tanë u prishën me Kinën asokohe jo për shkak të ndonjë dallimi politiko/ideologjik. Por sepse pazari për t’a shitur vendin tek amerikanët kishte nisur. Dhe amerikanët donin të demilitarizonin Shqipërine dhe të izlonin sa më shumë të mundnin Kinën. E si mund të mbahej në këmbë flota luftarake ajrore shqiptare pa mbështetjen e një vendi të industrializuar? Si mund të mbahej në këmbë flota luftarake detare, ushtria në përgjithësi, industria e rënde, e lehtë, modernizimi i bujqësisë, përmirësimi i transportit dhe infrastrukturës? Mardhëniet me Kinën duheshin prishur, duke mos u lidhur me asnjë vend tjetër të industrializuar (përveç SH.B.A-ve të cilat do e thellonin dhe më tej deindustrializimin e vëndit pas viteve 90’ me premtime çeqesh të bardha). Kështu amerikanët u siguruan që baruti në Shqipëri të lagej dhe Kina të izolohej në tregëti.

Tjerër rast është Irani. Shëmbulli i gjallë i rezistencës jashtë sistemit dollaro/tregtar.

Irani ka 40-44 vite që nuk merr pjesë në sistemin monetar ndërkombëtar. Për shkak të sanksioneve, Irani bën tregëti me valutë në dorë (lëvizin valutë me paleta nëpër anije e avionë). Sepse bankat i ka të izoluara. Listës i shtohen këto 20 vitet e fundit Iraku, Libia, Siria, Venezuela etj etj. Bëhen shumë...

Shikoni ndonjë problem këtu? Akoma jo?

Ok, të ishë ti që po lexon, lider i shtetit tënd, e të shohësh se si shumë shtete të tjera po vuajnë tmerret e mungesës së lëndëve të para sepse nuk mund të shkëmbejnë dot asgjë, sepse s’kanë mundësi të kryejnë pagesa në dollarë, sepse janë nën sanksione e bllokada, sepse pronarët e dollarit nuk i duan këto shtete, sepse kush e di pse ua kanë prishur qejfin pashallarëve në Uashington?!

Çfarë do mendosh?

- Punë për ta?

Po sikur të të vijë radha dhe ty?

Po sikur planet perandorake për të të shkatërruar vendin të mos të pëlqejnë e ti vendos të bësh burrin e ta shpëtosh mëmëdhenë?

Do japësh dorëheqjen?

Apo do fillosh të mendosh;

- Ok, duhet gjetur një metodë që të paktën monedhën “bakër” ta bëj vetë, e të mos paguaj haraçin e “bakrit” amerikan. Por kush e do bakrin tënd? Bakër kanë të gjithë, por “bakri” amerikan është i preferuari. Sepse e shet një ushtri e madhe propagande [PR], e ne mos propagande, e shet një armatë diplomatësh të korruptuar që metodën e tyre të preferuar kanë shantazhin dhe indimidimin, shantazhe bazuar mbi korrupsionin që ata vetë të detyrojnë të bësh, dhe nëse ti je kokëkrisur vazhdojnë shantazhet ushtarake deri në eleminim fizik.

Ti do mendoje – Po sovraniteti? Po shtetasit e mi ku janë këtu?

Pirdh o prift në prill pirdh.

Kush pjerdh për sovranitetin tënd o i mjerë. Kush pjerdh për vende të pambrojtura? Kush pjerdh për ty or qyq. Të dërgojnë ushtrinë maskarenjtë.

Po Kina?

Po Rusia?

Hm .... këtu fillon ngatërrohet puna fort.

Në këtë lojë të ndyrë që organizohet në perëndim, lojtarë të mëdhenj po dalin në sulm. Kina dhe Rusia kanë goxha kohë që kanë krijuar kanalet e tyre financiare jashtë sistemit të dollarit. Shtete të mëdha shkëmbejnë sot mallra e shërbime të ndryshme nën këtë regjim të ri. Renmimbi p.sh. Ka shumë për të folur për këtë çështje. Por meqë e ardhmja i takon Lindjes, po e lë për të ardhmen të flas për këtë.
Pra, shtete mizerabël si ky yni, që nxiton i pari të bëjë rezoluta të pavlera në Këshillin e Sigurimit kundër Rusisë, nuk kanë dhe shumë zgjedhje për të bërë. Por as Gjermania nuk ka shumë zgjedhje. As Japonia. Të dyja të pushtuara me ushtri, fjalë për fjalë, nga amerikanët. Do binden deri në vdekje ndaj pronarve në Uashington.


Rusët nuk kanë shprehur kurrë publikisht (të paktën deri para krizës në Ukrahinë) rezerva ose pakënaqësi për sistemin monetar global. Kanë shumë vite që vuajnë nga sanksione të ndyra (të cilat më tepër kanë dëmtuar Evropën sesa Rusinë) por siduket kjo i ka nxitur të shohin mundësi të ndryshme për të diversifikuar ekonominë. Dhe për dreq kanë bërë progres të shkëlqyeshëm (jo dhe aq shumë sepse perdja e hekurt e propagandës perëndimore nuk lejon të duket ndonjë shkëlqim nga kampi tjetër, madje e kundërta. Mjerim, falimentim, destabilizim etj brroçkulla si këto). Fatmirësisht, për rusët, sanksionet i kanë orientuar ata drejt dobësive ekonomike, industriale, bujqësore, infrastrukturore, shoqërore që lindin. Dhe ata përgjigjen shpejt, për shkak se janë stërvitur nën sanksione.
Imagjino një futbollist portier, që stërvitet të presë topat e kundërshtarit. Sa me shumë topa ta godasin, aq më i shkathët bëhet portieri. E kur lojtari sulmues shkon të mësyjë, në duel vetëm për vetëm, portieri i stërvitur mirë ka shumë shanse që ta ndalojë lojtarin sulmues. E nëse vjen dita, që ky portier të stërvitet të dijë të gjuajë në portën kundërshtare, kur të dalë në sulm dhe ta zëmë se në portën kundërshtare ka ngelur vetëm sulmuesi më sipër, në duel vetëm për vetëm me portierin shanset janë të mëdha që portieri të shënojë. Sepse sulmuesi nuk di ta mbrojë portën.
Gol!

Por kësi ndeshjesh luhen për “golden goal”. Kush shënon, fiton ndeshjen.

Çfarë janë duke bërë aktualisht portieri [Rusia] dhe sulmuesi [SH.B.A/NATO]?

Portieri ka dalë në sulm. Me këtë veprim ai u jep kurajë dhe shpresë lojtarëve të tjerë të lodhur nga ofensiva e gjatë e perëndimit. Kina, India, Pakistani [të gjithë shtetet me Stan], Azia juglindore, Lindja e Mesme, Afrika e veriut (dhe jo vetëm). Të gjithë i kanë sytë nga Rusia.

- Mund të ketë një rrugëdalje nga vasaliteti ndaj Uashingtonit.” - mendojnë.
Koncepti i botës Multi-Polare, i mbrojtur dhe promovuar nga boshti Kinë-Rusi po zë vënd në tavolinat e pushteteve të këtyre vendeve. Frika nga ushtria e madhërishme po thyhet. Në fakt ushtria nuk është dhe aq e madhërishme, perveç aspektit numerik, propagandistik (hollowood) dhe mardhënieve me publikun (PR). Në letër janë të fortë amerikanët, por aq. Në letër. Të paktën për 100 vitet e fundit nuk kanë fituar asnjë luftë. Sado e madhe, sado e vogël. E ky është fakt. Por kanë armët bërthamorë, kanë dhe një flotë gjigande në lëvizje të përhershme. Kaq. Po u cënua ky imazh, simbioza dollar/ushtri prishet.

Me ushtrinë mbrojmnë dollarin, me dollarin shtojmë ushtrinë.

Në përfundim [më në fund]

Përdorimi i dollarit dhe infrastrukturës globale monetare, kundër rivalëve të mëdhenj si Rusia dhe Kina, si dhe kundërpërgjigja e këtyre lojtarëve të mëdhenj më kundër sanksione e fushata ushtarake, ka destabilizuar besimin tek fuqia e perëndimit dhe ka thyer frikën nga ushtria e madhërishmë. Rasti i ndërhyrjes ruse në Siri është shëmbulli më i pastër që Putini i dha botës së frikësuar nga SH.B.A/NATO. Pushtimi i Ukrahin
ës dhe cinstalimi i regjimit neo-nazist Zelenskian është gozhda e fundit në arkivolin e perandorisë.

Perëndimi, në maninë e tij të shfrenuar për përdorim të sanksioneve si mënyrë ndëshkimi ndaj popujve dhe qeverive, ka shkelur në dërrastë të kalbur. Me thellimin e sanksioneve ndaj rusëve së fundmi për shkak të pushtimit të Ukrahihës, perëndimi më ka lënë pa fjalë me mënyrën se si po shpejton të vrasë veten ekonomikisht në kohë kaq rekord. Perëndimi ka humbur në lojën e tij. Në mënyrën më skandaloze kjo vihet re tek korporatat që kanë filluar të “sansksionojnë” Rusinë duke vendosur të mos shesin më produktet dhe shërbimet që ato normalisht ofrojnë.
Pra duket qartë, që Mercedes Benz dhe Adidas si biznese gjermane nuk janë organizata tregtare me qëllim të vetëm fitimin nëpërmjet atyre që ofrojnë. Jo! Ato paskëshin dhe qëllime politike, se ndryshe nuk mund të shpjegohet mënyra se si një biznes hedh në kosh të mbeturinave një treg me të paktën 140.000.000 banorë. Mora shembull vetëm gjermanët dhe vetem 2 nga korporatat gjermane sepse lista 
është pafund. I mora për shëmbull sepse janë gjermanët që do e paguajnë faturën e luftës në Ukrahinë (dashtë Zoti të ngelet vetëm në Ukrahinë. Sepse në të kundërt Gjermania nuk do egzistojë më në hartë dhe bashkë me të Evropa, jo si dy luftërat e para.).

Por si shpjegohet ky qëndrim vetvrasës i biznesit?

Përveç qëllimeve të dukshme politike tek këto korporata (nuk e di nëse ka ngelur ndonjë biznes perëndimor pa u shkëputur nga një treg kaq i madh si ai rus), tjetër gjë që duket qartë është kontrolli. Kush i kontrollon këto korporata? Aksionerët, bordet e tyre. Kush janë bosët?

Hm, kjo është një temë e gjatë dhe e gjërë. Por mund të them pa frikë se është një dorë që i kontrollon të gjitha bizneset në perëndim. Ajo dorë kontrollon financat globale (nëpërmjet trinisë së klubeve private më sipër). Ajo dorë vendos për luksin, teprinë, shthurjen dhe orgjitë e bollshme në Amerikë. Ajo dorë vendos për urinë, mizerjen, sëmundjet, luftërat, plaçkitjet, vrasjet dhe tmerret në vende të tjera. Nuk është Presidenti Amerikan, nuk është shtabi i luftës që vendosin ndonjë gjë të madhe. Ata ndërrohen kollaj. Po ajo "dora" ngelet aty. Brez pas brezi dhe ATA kontrollojnë çdo gjë.

Të gjitha. 100%. Nuk është teori, është fakt. E gjeni kollaj në çdo faqë ekonomike financiare. Bota perëndimore kontrollohet nga një grusht oligarkësh. Dhe mos kujtoni se janë Gates, Musk, Besos, Soros apo Buffet. Keta janë thjesht ata që adhurohen si raste suksesi. Oligarkët e vërtetë nuk njihen. Për ta ka shumë spekulime, por asgjë konkrete. Mbase koha do i nxjerrë në pah (posi posi).

Fakt është që Amerikës po i kthehet “bakri” mbrapsht. Amerika ka ndalur së funksionuari si shtet dhe shoqëri prej më shumë se 10 vitesh. Anija e madhe e përendimit ka marrë ujë në 2008 dhe byku i saj ka zënë cekinën e oqeanit të ngrirë dhe ka ngelur. Duket sikur nuk është mbytur ende. Kjo për shkak sepse është anije e madhe dhe pjesën më të madhe e ka mbi ujë, por në fakt ka kapur fundin.

Amerikës i ngelen dy rrugë.

1. Ose të vendosë regjim totalitar e të mbajë nën kontroll dhe presion të përhershëm “partnerët” e NATO-s dhe të tjerë që i kanë mbetur duke radikalizuar doktrinën politiko/diplomatike por dhe ekonomiko/shoqërore.

2. Ose Luftë nukleare me Rusinë.

Zgjidhni e merrni ju, o të birët e NATO-s.

Comments

Popular posts from this blog

Suicide watch ... tik, tok, tik, tok

"The living will envy the dead" - Nikita Khrushchev

Declaration of Msgr. Carlo Maria Viganò on the Russia-Ukraine Crisis.