Suicide watch ... tik, tok, tik, tok
Për të hedhur sado pak dritë mbi teorinë e “dorës” që kontrollon gjithçka, të cilën e ceka pak në shkrimin paraardhës:
Sa për orientim, do bëjmë 2 - 3 kërkime të vogla në web për të vërtetuar deklaratën më sipër.
Yahoo finance, është portali mbase më i madh ekonomik/financiar ku përveç artikujve dhe analizave, publikohen stoqet e kompanive, vlera e tyre, kush zotëron aksionet dhe kategoritë e aksionerëve.
Për ta thjeshtuar mendimin, marrim si fillim Coca-Cola. Gjigandi i pijeve të buta (soft drinks). Kush janë aksionerët dhe sa % të aksioneve kanë?
Po të klikoni këtu https://finance.yahoo.com/ dhe të shkruani tek search bar vetëm coke do shfaqet një dropdown me disa rezultate. Shiko më poshtë:
Zgjidh rezultatin e pare: Coca-Cola Consolidated, Inc …
Pasi faqja të hapet kliko tek holders. Shiko më poshtë:
Tek tabela Major Holders gjenden llojet e aksionerëve. Në rastin e Coca-Cola, 76.14% e aksioneve zortërohen nga Institucione (Institutions).
Çfarë janë Institutions?
“What Is Institutional Ownership? Institutional ownership is the amount of a company's available stock owned by mutual or pension funds, insurance companies, investment firms, private foundations, endowments or other large entities that manage funds on behalf of others.”
Ok, besoj qartë. Vazhdojmë.
Tek tabela Top Institutional Holders do shohim se listen e kryeson
Blackrock Inc. 9.74%
Vanguard Group, Inc. (The) 8.34%
Ngremë pyetjen. Cila është korporata që konkuron me Coca-Cola?
Pepsi.Co, apo jo?!
Bëni të njëjtat veprime si më sipër dhe për pepsin. Shkruaj fjalën pepsi tek search bar, zgjidh rezultatin e parë PEP PepsiCo, Inc.
Kliko tek Holders, dhe shiko tek Major Holders 74.09% të pepsit e zotërojnë Institutions.
Hidhni një sy tek Top Institutional Holders. Kush e kryeson listën?
Vanguard Group, Inc. (The) 8.73%
Blackrock Inc. 7.51%
Hm, interesante apo jo?
Mendoni për një korporatë çfarë të doni. Apple p.sh. Cili është konkurenti më i madh i Apple? Samsung? Hidhni një sy me të njëjtën medotë më sipër kush i zortëron.
Adidas do thoni? Me Nike? Ok, jepi. Shthure fantazinë, Nestle me Parmalat. Mercedes Benz, Toyota? Jepi, zgjedhja jote. Telekomunikacion? Massmedia? High-Tech? Google? Amazon? Çfarë? Banka? Jepi ...
Pra Blackrock dhe Vanguard janë gjithandej aksionerë ktyesor.
Kujdes!
Dhe ato institucione [Intstitutions] që gjenden në listë pas këtyre gjigandëve zotërohen nga Backrock dhe Vanguard.
Vazhdojmë.
Kush e zotëron Blackrock???!
Hm ….
Me të njejtën metodë shohim se BlackRock, Inc. (BLK) e zotërojnë
Vanguard Group, Inc. (The) 8.05%
Blackrock Inc. 6.67%
Hahaha, interesante. Vanguard zotëron Blackrock.
Po Vanguard kush e zotëron?
Këtu mbaron aventura jonë. Pas emrit Vanguard ka errësirë.
E megjithatë nëse ndonjëri arrin të hulumtojë më shumë e më thellë se unë, dhe arrini të gjeni info për Vanguard, ju lutem më shkruani sepse më ndihmoni dhe mua. Sinqerisht.
Me pak fjalë, duket qartë oligarkia që kontrollon me mënyra monopolistike gjithë industrinë, biznesin, financat e çfarë jo tjetër. Tani besoj bën kuptim për ju se përse korporatat dhe bizneset po ikin të gjitha nga Rusia. Sepse kontrollohen nga një kartel oligarkik dhe kostot e tyre për humbjen e një tregu të madh si Rusia, nuk qënkëshin kaq të mëdha në krahasim me rendin e ri global që duan të vendosin Kina dhe Rusia.
“Multi-Polar World”
Sistemi ekonomik që ky kartel i errët zortëron po bie! ATA janë gati më mirë ta djegin botën se të dalin zbuluar dhe të përfundojnë në ndonje gjykatë krimesh kundër njerëzimit diku në Donbas apo Wuhan.
E kuptoni tani se përse jemi kaq pranë armagedonit nuklear? Këta maskarenj, kushdo qofshin, i kanë bunkerët e tyre gjigandë, plot me rezerva ushqimore, mjekesore, nafte, uji, teknoligji të ndryshme për të jetuar nën tokë për të paktën 30 vite (pasi retë e zeza të kataklizmës të bien dhe acari nuklear të largohet).
Dakord?
Tani shkoni të qetë në divanin tuaj. Hapni televizionin apo portalin e preferuar, facebook, instagram e pordhe me rigon dhe shpëlahuni trush me propagandën e tyre.
The King is dead. Long live the King!
Mbreti vdiq. Rroftë Mbreti!
Comments
Post a Comment