Posts

Showing posts from March, 2020

Mbijetesa e Elitës!

Mbijetesa e Elitës! Të pasurit po planifikojnë të na lënë në mëshirë të fatit Artikulli origjinal Douglas Rushkoff 5 Qershor 2018 Vitin që shkoi (2017), mora një ftesë për të mbajtur një fjalim në një resort privat super luksoz, për një audiencë, e cila supozova se do ishte diku tek 100 persona, investitorë bankash. Pagesa ishte tepër joshëse, ishte pagesa më e madhe që më ishte ofruar ndonjëherë për të folur. Pothuaj gjysma e pagës time vjetore si profesor. E gjitha kjo për të folur mbi disa ide dhe qëndrime të miat në lidhje me "teknologjinë e së ardhmes". Kurrë s'më ka pëlqyer të flas për të ardhmen. Sesionet e pyetje/përgjigjeve të këtyre lloj fjalimeve gjithmonë kanë përfuduar në lojra fjalësh, ku më kërkojnë mendimin për emrat trendi të teknologjive të fundit, a thua sikur te ishin simbole për investime potenciale: blockchain, 3D printing, CRISPR. Rrallë audiencat janë të interesuara të mësojnë për këto teknologji ose impaktin potencial që ato kanë përt...