Mbijetesa e Elitës!


Mbijetesa e Elitës!

Të pasurit po planifikojnë të na lënë në mëshirë të fatit
Artikulli origjinal
Douglas Rushkoff
5 Qershor 2018

Vitin që shkoi (2017), mora një ftesë për të mbajtur një fjalim në një resort privat super luksoz, për një audiencë, e cila supozova se do ishte diku tek 100 persona, investitorë bankash. Pagesa ishte tepër joshëse, ishte pagesa më e madhe që më ishte ofruar ndonjëherë për të folur. Pothuaj gjysma e pagës time vjetore si profesor. E gjitha kjo për të folur mbi disa ide dhe qëndrime të miat në lidhje me "teknologjinë e së ardhmes".

Kurrë s'më ka pëlqyer të flas për të ardhmen. Sesionet e pyetje/përgjigjeve të këtyre lloj fjalimeve gjithmonë kanë përfuduar në lojra fjalësh, ku më kërkojnë mendimin për emrat trendi të teknologjive të fundit, a thua sikur te ishin simbole për investime potenciale: blockchain, 3D printing, CRISPR. Rrallë audiencat janë të interesuara të mësojnë për këto teknologji ose impaktin potencial që ato kanë përtej zgjedhjes binare: Të investosh apo të mos investosh në këto teknologji. Por, siç thashë më sipër, paraja ngre ujin në hava dhe pranova ftesën.

Pasi mbërrita në resort, më çuan në atë që unë mendova se ishte dhoma e pregatitjes. Por, në vend që të më instalonin mikrofonin, apo të më çonin në skenë, më ulën në një tavolinë të rrumbullakët dhe ma sollën aty audiencën: 5 tipa super të pasur, të gjithë burra, ajka e financës së Wall Street. Pasi folëm gjëra të zakonshme, kuptova që atyre nuk u interesonin aspak idetë e mia për të cilat isha pregatitur në lidhjë më teknologjinë e së ardhmes. Ata kishin pregatitur vetë pyetjet e tyre.
Filluan me pyetje koti. Etherum apo Bitcoin? Kompjuterat kuantikë janë diçka reale apo nuk ia vlen të diskutosh fare për to? Dalë ngadalë mbërritën në subjektin për të cilin ishin të interesuar.

Cili rajon do ndikohet më pak nga kriza klimaterike që po vjen: Zelanda e Re apo Alaska? A është Google duke i ndërtuar Ray Kurzweil një "shtëpi" për trurin e tij, dhe nëse po, a do mund të jetonte ndërgjegjia e tij gjatë tranzicionit, apo do vdiste dhe do ringjallej krejtësisht i ri 
në kompjuter? Më në fund njëri nga tipat më sipër filloi të shpjegonte se si ishte drejt përfundimit të bunkerit të tij privat nëntokësor dhe ndërkohë më pyeti - "Si të ruaj autoritetin mbi rojet private që kam, pasi të ndodhë "EVENTI"?
"EVENT", ky ishte eufemizmi i tyre për kolapsin ambjental, ose mosbindjen sociale, ose luften nukleare, ose pandemitë globale, ose "Mr Robot hack" i cili shkatërron gjithçka. Pyetja më sipër na zuri një orë diskutim. Ata ishin të vetëdijshëm që do u duheshin roje të armatosura për të mbrojtur vëndstrehimet e tyre nga turmat e zëmëruara të njerëzve. Por si ti paguanin rojet ndërkohë që paraja s'do ketë më asnjë vlerë? Çfarë mund t'i ndalojë rojet të zgjedhin liderin që ata duan?
Brava speciale për të mbyllur stokun e ushqimeve, kodin për hapjen e së cilave ta dini dinin vetëm ata, ishte një ide e tyre. Ose tu vendosnin rojeve, kollare disiplinuese/ndëshkuese në këmbim të mbijetesës. Ose mbase të ndërtonin robotë që tu shërbenin si roje dhe punëtorë, nëse kjo teknologji do mund të zhvillohej në kohë.

Kjo më ngacmoi: Të paktën këta zotërinj ishin të interesuar të flisnin për teknologjitë e së ardhmes.
Duke u frymëzuar nga idetë e Elon Musk (kolonizimi i Marsit), Peter Thiel (smbrapsja e proçesit të plakjes), apo Sam Altman dhe Ray Kurzweil (ngarkimi [upload] i mendjes në një superkompjuter), ata ishin pregatitur për një të ardhme digjitale, e cila kishte shumë pak të bëjë me shndërrimin e botës në një vend më të mirë. E 
ardhmja digjitale për të cilën ata ishin të interesuar kishte të bënte me kapërcimin e plotë të gjendjes shoqërore/njerëzore dhe izolimin e tyre nga një rrezik real i ndryshimeve klimaterike, ose rritjes së nivelit të deteve, ose emigracion masiv, ose pandemi globale dhe ose mbarimi i burimeve dhe rezervave. Për ata, e ardhmja e teknologjisë kishtë të bënte vetëm me një gjë: IKJEN.

......

S'ka asgjë të keqe me optimistët e çmendur të cilët vlerësojnë se si njerëzimi mund të përfitojë nga teknologjitë. Por shtysa aktuale, për një utopi post-humane është një gjë tjetër. Është më tepër mungesë vizioni, ideja e migrimit total të njerëzimit në një gjendje të re të qënies njerëzore, sesa qëllim apo mision për të kapërcyer çdo gjë humane: trupin, ndërvarësinë sociale, dhimbsurinë, dobësitë dhe kompleksitetin njerëzor. Siç prej vitesh kanë theksuar filozofët e tëknologjisë, tashmë, vizioni trans-humanist redukton të gjithë realitetet në data (të dhëna kompjuterike), duke arritur në përfundimin se "njerëzit s'janë gjë tjetër përveç objekte që përpunojnë informacion".
Ky është degradim, nga evolucioni human në thjesht një lojë elektronike ku dikush fiton duke gjetur "daljen/IKJEN" dhe duke marrë me vete vetëm pak miq e shokë të sigurtë bashkë me ta.
Fitojnë Musk, Bezos, Thiel, Zuckerberg???
Po! Këta miliarderë presupozohet të jenë fitimtartët e ekonomisë digjitale.

[Po e ndaloj përkthimin për disa paragrafë sepse jane filozofi, do e përkthej në një kohë tjetër. Ndërkohë po vazhdoj më takimin e miliarderëve]
......
Kur miliarderët vazhdonin të më pyesnin se cila mund të ishte mënyra më e mirë për të mbajtur autoritetin mbi rojet private pasi "EVENTI" të ndodhë, unë sugjerova që mënyra më e mirë do ishte ti trajtonin ata njerëz shumë mirë, qysh tani. Ata duhet ti përfshijnë në jetët e tyre rojet e private, sikur të ishin pjestarë të familjes. Dhe sa më shumë ata të fillojnë të zgjezojnë këtë lloj vokacioni të përfshirjes së të gjithëve në praktikat e bizneseve të tyre, në menaxhimin e burimevë që ata disponojnë dhe shpërndarjes së pasurisë që kanë, aq më pak shanse do ketë "EVENTI" të ndodhë si fillim. E gjithë kjo magji teknologjike e kërkuar prej tyre mund të aplikohet në interesa më pak romantike, por plotësisht brënda interesit kolektiv duke filluar që tani.

Ata u argëtuan me optimizmin tim, por në fakt nuk i hëngrën idetë e mia. Ata nuk ishin të interesuar se si të ndihmonin të shmangej katastrofa, por ata ishin të bindur se punët ishin shumë keq tashmë dhe se zgjidhje nuk kishte. Me gjithë pushtetin dhe pasurinë e madhe që dispononin, ata besonin se nuk mund të ndikonin dot më të ardhmen. Ata thjesht kishin pranuar skenarët më të errët të mundshëm dhe ishin gati të blinin çdo gjë dhe çdo teknologji që paraja mund të blejë, për të izoluar veten.

Fatmirësisht, ata prej nesh, të cilët nuk kanë parime të tilla si mohimi i humanitetit brënda nesh, kemi shumë mundësi të mira në dispozicion. Ne s'kemi përse ta përdorim teknologjinë në mënyrë të tillë anti-sociale dhe shpërbërëse.
Ne mund të shndërrohemi në individë konsumatorë dhe profile të tillë që pajisjet dhe platformat që këto pajisje na sjellin duan të jemi, ose të mbajmë mend se evoluimi njerëzor nuk ecën kurrë me individë të vetmuar.
Të qënit njeri nuk do të thotë mbijetesë individuale, apo IKJE. Është sport në skuadër.

Çfarë do që e ardhmja të sjellë për njerëzimin, do jetë e njëjta për të gjithë.

Comments

Popular posts from this blog

Suicide watch ... tik, tok, tik, tok

"The living will envy the dead" - Nikita Khrushchev

Declaration of Msgr. Carlo Maria Viganò on the Russia-Ukraine Crisis.