Posts

Showing posts from 2019

Shqipëria ra, Rroftë Shqipëria

Julian Assange, u izolua për 7 vjet brënda mureve të një dhome në ambasadën Ekuadoriane në Londër në kërkim të azilit politik. Në 11 Prill 2019 Lenin Moreno, presidenti i Ekuadorit revokoi azilin politik dhe urdhëroi stafin e ambasadës së tij ta dorëzonte Assange në autoritetet britanike pas 7 viteve në kushte të mjerueshme. I izoluar, pa takime, pa telefon, pa internet. Sot ai dergjet në një burg të sigurisë së lartë në Belmarsh UK me qëllim ekstradimin në SH.B.A ku e pret një dënim prej 175 vitesh me akuzën e Aktit të Spiunazhit. Mbi një qind mjekë nga e gjithë bota i kanë bërë thirrje ministres së jashtëme të Australisë Marise Payne të ndërhyjë që Assange të shtrohet urgjent në spital. E megjithatë ai lëngon i ilozuar në qeli. Megjithëse i ka bërë një shërbim të madh opinionit publik, janë të pakët ata për të mos thënë askush kujtohet për të. Me gjasë do vdesë i izoluar në këto kushte. Chelsea Manning, ushtar amerikan, bashkëpunëtor i Assange. U dënua me 30 vjet nga një gjykat...

Makth i një nate vere.

 - E tmerrshme. Ky është fundi. Çna bëre, na morre në qafë. Ajo ishte tmerruar. Me sy të zgurdulluar, me fytyr ë t ë zverdhur dhe buzët e ngrira nuk ishte në gjëndje as të qante. - Si është puna moj? Ç'ka ngjarë? Çfarë dreqin paskam bërë? Telefonin e kishte të hapur në facebook dhe nga postimet vura re qe po hulumtonte profilin tim. - Mblidhe veten, ma jep telefonin. Çpo sheh këtu? Këto s'janë gjëra të reja për ty.  - Pikërisht - më tha dhe u zhduk në mjegull.  Ktheva faqen e facebook një më pas dhe nga ajo që pashë u zverdha dhe vete. Zemra filloi të rrihte aq shumë sa s'po mbushesha dot me frymë. "Julian Çuni, ky armik i fshehtë i Partisë dhe i Popullit, më në fund e nxorri kokën" Ishte statusi në facebook i shokut Enver Hoxha. Vetë Ai nga profili i tij personal kishte përmendur emrin tim si armik.  Si ka mundësi që ai më njihte mua? Kush më kishte përgjuar? Statuset i kisha të gjitha private. Si ka mundësi që Ai i kishte lexuar ato?...