Shqipëria ra, Rroftë Shqipëria
Julian Assange, u izolua për 7 vjet brënda mureve të një
dhome në ambasadën Ekuadoriane në Londër në kërkim të azilit politik. Në 11
Prill 2019 Lenin Moreno, presidenti i Ekuadorit revokoi azilin politik dhe urdhëroi
stafin e ambasadës së tij ta dorëzonte Assange në autoritetet britanike pas 7
viteve në kushte të mjerueshme. I izoluar, pa takime, pa telefon, pa internet.
Sot ai dergjet në një burg të sigurisë së lartë në Belmarsh UK me qëllim
ekstradimin në SH.B.A ku e pret një dënim prej 175 vitesh me akuzën e Aktit të Spiunazhit.
Mbi një qind mjekë nga e gjithë bota i kanë bërë thirrje ministres së jashtëme të Australisë Marise Payne të ndërhyjë që Assange të shtrohet urgjent në spital. E megjithatë ai lëngon i ilozuar në qeli. Megjithëse i ka bërë një shërbim të madh opinionit publik, janë të pakët ata për të mos thënë askush kujtohet për të. Me gjasë do vdesë i izoluar në këto kushte.

Chelsea Manning, ushtar amerikan, bashkëpunëtor i Assange. U
dënua me 30 vjet nga një gjykatë ushtarake në Korrik 2013 me akuzën e Aktit të
Spiunazhit. Ka qëndruar në burg nga 2010 deri në 2017 ku i ndryshuan sentencën.
U riburgos në Shkurt 2019 pasi refuzoi të dëshmonte kundër Assange. Për këtë
individ shqiptarët dinë pak ose aspak. Por ky apo kjo (sepse është shndërruar në
transgjinor) ishte informatori i cili zbuloi "Afghan War Diary"
dokumente të cilat i publikoi Wikileaks. Një sagë e gjatë krimesh lufte të
ushtrisë së madhërishmë të vendit më "demokratik" në botë.
Edward Snowden, që prej 2013 ndodhet në
azil politik në Rusi. Atë e pret në SH.BA një dënim i përjetshëm me akuzën e Aktit
të Spiunazhit. Për Snowden kujtohen akoma më pak njerëz sepse ky, ashtu si dhe
Chelsea Manning ishin thjesht denoncues. Ne si shoqëri Snowden-it i detyrohemi
mbase akoma më shumë se Assange, pasi ky na tregoi se si NSA (Agjencia e Sigursë
Kombëtare të SH.B.A) spiunon kë të dojë, kur të dojë, pa asnjë mandat, pa i dhënë
llogari askujt. Dhe e bën këtë në rrang global dhe jo thjesht kombëtar, siç
emri lë të kuptohet. Kjo agjenci spiunon e-maile, rrjete sociale, telefonata,
sms, gps, audio, video, pozicionin nga antena më e afërt etj, me pak fjalë çdo
gjë e çdo kënd, pa përjashtim.
Në 1971 në SH.B.A ka ndodhur diçka e rëndësishme në lidhje me gjyqin kundër Daniel Ellsberg, ish punonjës i pentagonit i cili zbuloi të ashtuquajturat "Pentagon papers". Mijëra dokumente sekrete në të cilat fshiheshin qëllimet e errëta të luftës së Vietnamit.
Gjatë një seance të këtij gjyqi, kur avokati i tij mbrojtës e pyeti Ellsberg se cili ishte qëllimi për të cilin kishte kopjuar këto dokumente të cilat donte dhe ti publikonte, prokurori kundërshtoi me forcë para gjykatësit me argumentin se juria (Grand jury) nuk lejohet të dijë përmbajtje të tilla. Dhe gjykatësi pranoi, kështu Ellsberg nuk pati kurrë mundësinë të shpjegohej para jurisë dhe optionit publik. Nuk ka nevojë të zgjatemi shumë. Fakti që qeveritë tona "demokratike" mbajnë kaq shumë sekrete ndaj publikut do të thotë se ne për qeverinë ose jemi qënie të prapambetura dhe nuk i kuptojmë qëllimet "fisnike" që gjenden pas luftërave të cilat shkaktojnë miliona e miliona vrasjeve, uri, sëmundje, shpopullim, genocid, mjerim, dëshpërim, ose qeveritë tona kanë frikë se mos ne i bëjmë gjëmën pasi të mësojmë të vërtetat e tmerrshme. Sido që të jetë nuk është lajm i mirë.
Megjithatë, të gjithë këta që përmenda më sipër kanë një të përbashkët më Daniel Ellsberg.
Akt-akuzën, e cila është Akte të Spiunazhit.
Nën këtë akuzë, askush nga publiku nuk lejohet të mësojë rreth çështjes, rrethanat, arsyet, përfshirjet, personazhet etj.
Heshtje. Këta individë dënohen dhe harrohen.
Qëllimet e këtyre heronjve mund të jenë gjithfarëlloji, mund të jenë dhe meskine, por shërbimi është unik për shkak të rrezikut që këta individë marrin përsipër. Dhe këtu lind problemi i madh me median, ose main stream media, ose mediat e mëdha, ose karteli i mediave, ose pronarët e mendimit publik, ose aparati i komitetit qëndror quajeni si të doni. Është detyrë e mediave të dekodojnë dhe të sintetizojnë përmbajtjen e këtyre zbulimeve që këta informatorë [*whistleblowers] vënë në dispozicion të publikut.
Dikur në kohën e Daniel Ellsberg, New York Times luftonte gjyqeve për të publikuar "Pentagon Papers", ndërsa sot kjo gazetë është e angazhuar në kohë të plotë në mashtrime dhe disinformacion. Si dikur Zëri i Popullit, sot New York Times, Washington Post, The Independent, Frankfurter Allgemeine Zeitung etj etj rendin kush e kush më parë të gjejë armikun e klasës (ata i thonë armikun e demokracisë). Kanë gjetur në fakt disa, midis tyre një armik të fortë.
Rusinë.
RussiaGate, Russian Meddling, Russian Hackers, Russian Agents, Russian Oligarchs, Russians Russians Russians everywhere.
Sidoqoftë, e mbani mend Collin Powell? Sekretari i mbrojtjes i Bushit 2001-2005. E mbani mend mashtrimin që ky bëri para këshillit të sigurimit ku ky tregoi botërisht me fakte se Sadam Husein zotëronte armë të shkatërrimit në masë? Mashtrim ky i paraprirë nga një fushatë e egër propagande e mbështetur nga gazetat më sipër dhe nga televizione si CNN, FOX, CBS, ABC, MSNBC, BBC, DW, EuroNews etj etj.
Këto media të korruptuara e dinin shumë mirë që po gënjenin. Mjaftonte shumë pak interesim profesional për të verifikuar pretendimet e qeverisë Amerikane se në Irak Sadami zotëronte apo jo armë dhe nëse i zotëronte, a kishte qëllime ti përdorte ato apo jo? Por të gjithë këto media, të cilat i kanë duart me gjak, mbajtën paturpësisht anën e Bushit dhe sejmenëve të tij, të cilët sulmuan Irakun dhe lanë pas mbi një milion viktima, mjerim, genocid, destabilitet permanent, vëllavrasje, shkatërrim ekonomik, politik, shoqëror.
Dhe armët nuk u gjendën. Dhe mediat më sipër heshtën.
Ndërkohë në Irakun e shkatërruar, e vjedhur, e mjeruar, shërbimet ushtarake dhe sekrete perëndimore ngritën një laborator të kobshëm.
Shtetin Islamik. Një monstër e tmerrshme e cila shkatërroi plotësisht Libinë, pjesërisht Sirinë (për fat Sirinë e mbrojtën Rusët) dhe i përçanë akoma më shumë arabët e mjerë.
Si fillim u quajt thjesht IS (Islamic State) pastaj ISIL (Islamic State of Iraq and Levant) dhe më tej ISIS (Islamic State of Iraq and Syria). Çdo gjë nis me Irakun e pas pushtimit Amerikan dhe interpretimi se ISIS lindi si pasojë e ndërhyrjes brutale të amerikanëve është shumë i gabuar, për të mos thënë propagandë e ndryrë. Jo, ISIS u krijua, u mbështet, u armatos, u pajis me logjistikë e mjete në kohë rekord dhe u nis për betejë drejt Sirisë. Si shpjegohet që monstra që amerikanët sajuan nuk sulmoi asnjëherë Arabinë Saudite për masakrat e ushtrisë së saj në Yemen? Si shpjegohet që ata nuk lëshuan asnjë fishek ndaj ushtrisë Izraelite e cila po bën genocid (dhe jo vetëm) në Rripin e Gazës, Palestine, Lartësitë Golan etj kundër vëllezrve të tyre muslimanë? Pra duket qartë qëllimi i të gjithë këtyre faktorëve lokalë dhe ndërkombëtar për të hequr qafe Sadamin, Gadafin, Asadin dhe në fund regjimin e Ajatollahëve në Iran.
Mediat e mësipërme, ndryshe nga lufta e Vietnamit, i dinë të
gjitha arsyet e këtyre luftrave të tmerrshme. Por vazhdojnë të na mpijnë trutë me
lajme të rreme se si Irani është shtet terrorist. Dhe nëse ndalojmë pak e të
pyesim veten se çfarë aktesh terroriste ka kryer/mbështetur Irani rezulton se
ata thjesht mbështesin Asadin të ruajë integritetin territorial të Sirisë nga
terroristët, mbështesin disa milici të këputura si Hezbollah të cilat luftojnë vetëm
kundër Izraelit, për arsye që s'kanë asnjë lidhje me aktet terroriste nëpër botë
andej këndej gjatë 40 viteve të fundit. Pothuaj të gjithë terroristët që realizuan
sulmin me avionë në SH.B.A në 11 Shtator 2001 ishin Sauditë. Osama vetë ishte
Saudit. Të gjitha sulmet e viteve fundit në europë janë çdo lloj kombësie
arabe, perveç Iranianë dhe Sirianë. Por jo! Irani është shteti terrorist. E
kush e amplifikon këtë propagandë? Karteli i mediave dhe jo vetëm. Mizerabël.
Këto arsyetime dhe verifikime mund ti kishin bërë me kohë mediet e ndritura më sipër, por mediet ishin tepër të zëna duke genjyer se si Assadi po përdorte gazin sarin kundër qytetarëve të vet.
Të gjitha këto medie na flasin me zell të madh për tmerret e shtetit islamik, por askush nuk tregon se kush e krijoji dhe kush e shkatërroi këtë monstër.
Po të mos ishte për Putinin, dhe Asadi fundin e Gadafit dhe Sadamit do kishte patur. Por ushtria siriane e mbështetur nga ajo ruse i vunë dërrrmën monstrës që pollën perëndimorët më në krye Amerikanët.
CNN hesht. Dhe nuk hesht nga patriotizmi se i vjen inat që nuk qenë amerikanët që e mundën ISIS (pavarësisht çfarë thotë burri ngjyrë portokall), por hesht se e di çfarë ka ndodhur në këto shtete, e di çfarë mund të ndodhë në Iran dhe po bëhet copash ta përshpejtojë luftën dhe aty.
I them të gjitha këto (kam dhe shumë të tjera) duke dashur të bëj një krahasim me kontekstin ku gjenden mediat tona që duken mjerane, por nuk janë më shumë mjerane se ato në perëndim (në SH.B.A sidomos).
Mediat e mëdha dështuan të fshihnin zullumin ku janë përfshirë. Dukshëm të gjitha mediat, nga CNN e BBC deri tek Top Channel e Klan janë thellësisht të korruptuara (sa për këto news-et tona janë shumë fukarenj do thoshte Ylli Rakipi). Në krahasim me CNN, BBC apo Fox të cilat i kanë duart me gjak, Top Channel dhe Klan janë thjesht një bandë maskarenjsh e hajdutësh bixhozxhinj e kurvarë që na përrallisin gjithë ditën në mënyrë që të vjedhin rehat e bëjnë orgji bashkë me qeveritë e radhës. Si pasojë e këtij realiteti, i cili nuk është dhe aq evident për masat popullore, kanë lindur të famshmet portale. Aty ku lajmi alternativ ka kohë që buron bindshëm në perëndim (në SH.B.A sidomos) e deri në Shqipërinë tonë të mjerë. Megjithëse në hapat e para, portalet tona po na japin me forma herë profane, herë konfuze, herë të çuditshme e herë të gabuara, një të vërtetë alternative. Ku me pak përpjekje mendore individi shqiptar arrin të kuptojë diçka më shumë se mashtrimet e maskarenjve më sipër. Dhe lufta kundër këtyre oazeve alternative është e natyrshme, e egër dhe finale. Portalet, rrjetet sociale, organizatat shoqërore politike alternative, në botën perëndimore sot janë nën sulm frontal nga elitat. Elitat financiare, ekonomike, politike, mediatike në bashkëpunim me qëveritë që këto elita kontrollojnë po bëjnë legjislacione sa vjen e më të egra kundër fjalës së lirë. Mjafton të shohësh se gjatë regjimit të Obamës (çmimi nobël për paqën 2009) janë burgosur e dënuar më shumë *whistleblowers se sa të gjithë presidentët e Amerikës të marrë së bashku. Kjo tregon bindshëm gjëndjen e mjeruar në perëndim. Ligjet absurde të Parlamentit Europian për komunikimet duan 600 faqe të shpjegohen në mënyrë korrekte e të kuptueshme nga të gjithë. Të gjithë mund të bien në rrjetën e legjislacionit Europian.
Snowden gjendet në Rusi pasi i devijuan udhetimin dhe i pezulluan pasaportën në aeroportin e Moskës administrata e Obamës. E bënë këtë me dashakeqësinë që të krijonin idenë se Snowden është thjesht një spiun Rus. Imagjinoni, po flasim për Obamën, ai që shumë prej njerëzve e ardhurojnë ende sot.
Të zinjtë njerëz, çfarë monstrash adhurojnë.
Pra, panorama është e zymtë në plan global. Kur themi për Obamën të tilla mënxyra, si mund të presim nga një njeri portokalli në Shtëpinë e Bardhë të jetë me i mirë? Si mund të presim të mira nga një psikopat i droguar i cili u ka hedhur trutë e gomarit shqiptarëve?
Si mund të presim nga perëndimorët të zgjidhin problemet tona me liritë e të drejtat e njeriut kur ata vetë janë diktatorë e vrasës?
Duke qënë se sa vjen dhe po bëhet më e qartë dita-ditës se Reforma në Drejtësinë shqiptare ishtë thjesht një eksperiment i ndyrë, pse të mos mendojmë se dhe ligji i famshëm kundër shpifjes të mos jetë një eksperiment i ndërkombëtarëve për të vrarë që në djep foshnjën e sapo lindur të portaleve shqiptare?
Ngelet për tu parë, por kohë nuk ka më. Shqiptarët, dhe jo vetëm, janë në gjumë. Ligji kaloi dhe pas këtij ligji do ketë dënime, do ketë kundër-reagime, protesta mbase, por qeveria në bashkëpunim me mediat e mëdha dhe sigurisht në bashkëveprim me ATA [ndërkombëtarët] do i relativizojnë, intimidojnë, ridikulizojnë, intoksikojnë [gaz lotsjellës], poshtërojnë, masakrojnë të gjithë, siç kanë bërë me të gjitha lëvizjet që kanë ndodhur këto gjashtë vite fatale për Shqipërinë.
Prandaj, siç e kam thënë shpesh mes miqsh e shokësh na ngelen tre rrugë
1. Të luftojmë në forma të ndryshmë, kryesisht me informacionin.

2. Të ikim nga sytë këmbët e të jetojmë diku tjetër veç këtu
jo dhe ta vazhdojmë luftën nga atje.
3. Të nënshtrohemi.
Shqipëria ra, Rroftë Shqipëria
Comments
Post a Comment