Të Vetmuarit e Pandemisë së Madhe
Për të gjithë Berat Buzhalët, Dritan Hilët, Aldon Lipet e kompani, të cilët ndihen të vetmuar në këto "ditë të zeza" për njerëzimin, përballë "Gjithologëve" të cilët po marrin më tepër vëmendje sesa këta më sipër do të donin, i ftoj të ulin bythën, të hapin gavat dhe të ushtrojnë profesionin e tyre me korrektësi. U kujtoj këtyre më sipër dhe kryesisht kolegëve të tyre në perëndim, se "Gjithologët" lindën si pasojë e mosveprimeve nga ana e gazetarisë në përgjithësi. Mosveprime e them për delikatesë, sepse të gjithë e dimë tashmë "kalbjen" e medias. Media e shkruar, elektronike, rrjete sociale etj, të gjithë në sinkron askush nuk ngre pyetje pikante, askush nuk hulumton më nëpër dokumente, askush nuk ka një mendim alternativ, të gjithë i referohen OBSH-së (konferencave të shtypit) si i vetmi burim i së vërtetës (imagjino Aparatin e Komitetit Qëndror, Ministrinë e së Vërtetës) të gjithë çensurohen bazuar mbi "të vërtetat absolute" të OBSH...