Të Vetmuarit e Pandemisë së Madhe

Për të gjithë Berat Buzhalët, Dritan Hilët, Aldon Lipet e kompani, të cilët ndihen të vetmuar në këto "ditë të zeza" për njerëzimin, përballë "Gjithologëve" të cilët po marrin më tepër vëmendje sesa këta më sipër do të donin, i ftoj të ulin bythën, të hapin gavat dhe të ushtrojnë profesionin e tyre me korrektësi.
U kujtoj këtyre më sipër dhe kryesisht kolegëve të tyre në perëndim, se "Gjithologët" lindën si pasojë e mosveprimeve nga ana e gazetarisë në përgjithësi. Mosveprime e them për delikatesë, sepse të gjithë e dimë tashmë "kalbjen" e medias. Media e shkruar, elektronike, rrjete sociale etj, të gjithë në sinkron askush nuk ngre pyetje pikante, askush nuk hulumton më nëpër dokumente, askush nuk ka një mendim alternativ, të gjithë i referohen OBSH-së (konferencave të shtypit) si i vetmi burim i së vërtetës (imagjino Aparatin e Komitetit Qëndror, Ministrinë e së Vërtetës) të gjithë çensurohen bazuar mbi "të vërtetat absolute" të OBSH, të gjithë janë "Conspiracy Theories Nuts", të gjithë mjekët që kanë një qëndrim alternativ ndaj kësaj marrëzie çensurohen, përndiqen nga turma të zemëruara, trushpëlarë të këtyre më sipër, hiqen nga puna, përndiqen penalisht. Dhe këta më sipër që kontrollojnë narrativën, ndihen të vetmuar?!!

"Oh si s'kam dy bythë..."

Por sidoqoftë, sa i përket marrëzisë kolektive, një çorbë të cilën e gatuan [të tjerë] dhe po e servirin në racione të bollshme mediat, përfshi dhe "miqtë" tanë më sipër, i ftoj si fillim të kenë durimin e të hulumtojnë dokumentet që harton vetë OBSH, në kuadër të OKB-së.
Hapni gavat në këtë link;
https://www.who.int/news-room/q-a-detail/international-health-regulations-and-emergency-committees
Klikoni tek Tab-i i parë "What are the International Health Regulations?"
Aty shpjegohet obligimi ligjor që 196 shtete kanë ndërmarrë për të zbatuar protokollet e OBSH.
Deri këtu ok. [Theksoj obligimin ligjor]. Kujdes IHR (2005)!.
Hapni sytë e lexoni në faqen 39 të këtij dokumenti pdf në këtë linkun më poshtë;
https://apps.who.int/gpmb/assets/annual_report/GPMB_annualreport_2019.pdf

Hapni gavat dhe lexoni paragrafin e dytë.

" The United Nations (including WHO) conducts at least two systemwide training and simulation exercises, including one covering the deliberate release of a lethal respiratory pathogen"

Si ju duket ky paragraf si fillim, juve o Të vetmuarit e Pandemisë së madhe?
"OBSH, për arsye stërvitjeje, mund të hedhë me qëllim patogjenë respirator vdekjeprurës".
A nuk përbën kjo një aryse për të vënë në pikëpyetje shumë nga praktikat e OBSH-së? Juve, si "gazetarë" nuk ju lind asnjë pyetje nga ky paragraf? Po xhanëm ku keni kohë ju të hulumtoni teori të tilla konspiracioni, bazuar mbi dokumentet zyrtare të OBSH. As unë nuk dua të dal në konkluzione të gabuara por si individ i zakonshëm që jam, pres nga ju gazetarët të dekodoni aktualitetin. Pres ...
Paragrafi i tretë na kujton se çfarë masash mund të marrë OBSH, bazuar mbi linkun e parë IHR (2005), konkluzionet mbi detyrimet që shtetet nënshkruese të këtrij protokolli kanë, nxirrini vetë. Jeni kaq të zgjuar, besoj.
Mike Pompeo gjatë një konference për shtyp degjohet ti thotë gazetarëve;
" - Kjo nuk është një stërvitje".  
Video të cilën nuk po e gjej dot për dreq. Siç duket kolegët e këtyre më sipër janë kujdesur ta fshijnë, ose çensurojnë.
 Ai i referohet pandemisë duke vënë gishtin mbi Partinë Komuniste të Kinës. Fakti që Pompeo thekson se ky event nuk është artificial tregon se i djeg diçka, ose paraprin diçka, ose thjesht i shpëtoi. Por unë vazhdoj të mos e gjej më atë video.

Më kujton disi Collin Powell kjo skenë, ku ky në  një sesion të OKB-së, i tregoi botës mbarë me "fakte" se Sadam Husein zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Dhe rraca e këtyre e gazetarëve "të nderuar" e morrën shabllon, nuk e vunë fare në diskutim, e frynë opinionin publik me gënjeshtra dhe furia e Ushtrisë më të Madhërishme në botë u zbras mbi Irakun e gjorë. Armët nuk u gjendën kurrë. Iraku vazhdon në gjëndje kaosi permanent. Mbi 1.000.000 viktima, etj etj etj. Shumë gazetarë tentuan të flisnin atëherë, por u çensuruan nga mediat kriminale.


Unë si individ, Julian Çuni quhem, dua që të shpreh keqardhjen time njerëzore për të gjithë familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus. Buzhala vetë ka humbur të atin. Ngushëllimet e mia shkojnë dhe për Beratin, por uroj që humbjet personale të mos errësojnë vështrimin profesional mbi situatën. Unë e theksoj se nuk ndaj mendimin se OBSH me qëllim i ka vrarë këta njerëz duke shpërndarë virusin! Por pikëpyetjet ngelen të shumta. Dhe nëse Beratët me shokë nuk marrin mundimin të hulumtojnë e të vënë në siklet autoritetet me qëndrimet e tyre, atëherë Ne "Gjithologëve" nuk na ngelet tjetër veçse të spekulojmë. Megjithëse më rezulton se "Gjithologjia" po bën punë shumë herë më të mirë se "Gazetaria", prapë pres shpresplotë se diku, dikur, një gazetar, një gazetë, një televizion, një korporatë do thyejë heshtjen dhe do dalë nga rreshti i marrëzisë.
Sa i përket Bill dhe Melinda Gates, nuk e kuptoj nxitimin e këtyre gazetarëve për mbrojtur me pathos një "filantrop" i cili akuzohet nga plot njerëz për shkak të përfshirjes së këtij të fundit në zhvillime vaksinash të dyshimta në vënde të botës së tretë. Gërrmoni njëherë sipërfaqen  poshtë New York Times, Washtingon Post etj. Si dihet?! Ndoshta ka materiale kompromentuese për Gates Foundation (sigurisht që ka dhe do përpiqëm ti mbledh në një post tjetër).

Vazhdon ...


Comments

Popular posts from this blog

Suicide watch ... tik, tok, tik, tok

"The living will envy the dead" - Nikita Khrushchev

Declaration of Msgr. Carlo Maria Viganò on the Russia-Ukraine Crisis.